Dy miq në bar

Publikuar më 31/10/2014

Isha duke kaluar semaforin sot, kur dëgjova një zë të më thoshte: ‘Kujdes, mos hidh asnjë hap!’. Shoh përreth dhe s’vërej askënd, por vetëm një kamion që kalon me të kuqe, në një shpejtësi marramendëse. E kuptova se pa paralajmërimin e atij zëri, ndoshta do të vdisja…”.

“Po pastaj, ç’ndodhi?”, e pyet tjetri.

“Bërtita me të madhe:“Kush dreqin më foli? Dhe një zë më foli: Unë!”.

Tjetri: “Po ti, si reagove?”

“Nuk të shoh i thash, kam të drejtën të di se kush je ti që më shpëtove jetën…’Jam engjëlli yt mbrojtës – mu përgjigj zëri – Jam afër teje për të të mbrojtur nga rreziqet”.

Tjetri: “Po pastaj?”

“Nuk u mendova dy herë dhe i thashë prerazi: Po ku dreqin ishe kur u martova?!”.

 

Të ngjashme

Ska komente

Komento