Dy bionde hapin gropa për bashkinë

Publikuar më 29/04/2014

Ditën e hënë ato dolën ne pune dhe filluan qe njëra te hape gropa përgjatë rrugës dhe tjetra, pas saj i mbyllte. Duhet thënë se puna e tyre ishte shembullore dhe ato punonin pothuajse pa pushim.
Pasi përfunduan ne njërën rruge, ato kaluan edhe ne një rruge te tjetër dhe përsëri njëra i hapte dhe tjetra i mbyllte.
Një kalimtar i cili po i ndiqte teksa bënin këtë pune te çuditshme, nuk ju duruar dhe pyeti te qe hapte gropat:
–    Ju po punoni gjithë ditën pa pushim, por pse njëra shkon përpara dhe i hap gropat, tjetra pas saj i mbyll?
–    Kjo është kështu, përgjigjet ajo qe hapte gropat, pasi ne në skuadër jemi tre vajza, njëra duhet te hape gropën, vajza e dyte duhet te mbjelle pemën, dhe e treta duhet te mbylle atë. Por vajza e dyte nuk ka ardhur, pasi ishte e sëmurë…

Të ngjashme

Ska komente

Komento