Dushi

Publikuar më 25/05/2015

Një grua po dilte nga dushi ndërsa i shoqi po futej në dush.
Në këtë kohë bie zilja e derës dhe gruaja rrëmben një peshqir,e
mbështjell rreth trupit dhe zbret të hapë derën. Pasi e hap, sheh Bobin, komshiun e tyre.
Përpara se ajo të fliste, Bobi i bën një ofertë; “800 dollarë nëse e heq
peshqirin”! Pas disa sekondash hezitim, gruaja e heq peshqirin dhe qëndron lakuriq përballë Bobit. Pas disa sekondash, Bobi i jep 800 dollareshin dhe largohet.
Kur ajo ngjitet lart, burri e pyet: “Kush ishte tek dera”?
“Bobi, komshiu ynë” i përgjigjet ajo.
Burri e pyet:
“A të tha gjë për 800 dollarët që më ka borxh”

Të ngjashme

Ska komente

Komento