Dosja X e shqiptarëve

Publikuar më 17/10/2011

Në repartin e emergjencës së spitalit të Prishtinës, pacientët gjithmonë vdisnin çdo të premte para orës 11 gjithmonë në të njëjtin shtrat – pa marrë parasysh gjendjen e tyre shëndetësore. Mjekët filluan të shqetësohen pasi kurrsesi s’mund të gjenin shkaktarin e vdekjes së pacientëve. Kështu vendosën të formojnë një grup punues i cili kishte për detyrë të përcillte këtë dukuri. Bile mjekët filluan të besonin se kjo ishte dukuri e mbinatyrshme. Të premten pak minuta para orës 11 u mblodhën rreth krevatit të “mallkuar” mjekët specialistë. Kur pak para orës 11 futet në dhomë pastruesja e re Fatimja. Duke i shikuar me habi njerëzit e mbledhur, heqë sistemin e mbajtjes në jetë të pacientit nga priza dhe futë thithësen elektrike.

Të ngjashme

Ska komente

Komento