Djemtë dhe polici

Publikuar më 23/10/2009

Duke biseduar me njëri-tjetrin, i thotë shoku- shokut:
– E gjen dot se çfarë dallimi ka mes policit dhe gomarit?
Rastësisht, një polic që po kalonte, i dëgjon dhe i hidhet menjëherë djalit që foli duke e kapur për fyti.
– Hë, çfarë dallimi ka mes policit dhe gomarit? – i thotë polici.
Djali i frikësuar ia kthen:
– Jo, jo, e ke keqkuptuar, asnjë dallim nuk ka.
– Ashtu pra, se thashë… – ia kthen polici dhe largohet i krekosur.

Të ngjashme

1 Comment

  • Reply luljeta 25/12/2009 at 12:00 pm

    jo valla ska dallim aspak ndaj policit dhe gomarit

  • Leave a Reply to luljeta Anulo