Diku në Tiranë

Publikuar më 01/09/2015

Hajduti vodhi një paketë cigare dhe pronari (Zenuni) i futi një të pështyrë në surrat. Hajduti i shmanget dhe pështyma bie mbi dysheme. Ndërsa hajduti ia mbath në drejtim të paditur, Zenunit bam – gjobë 20.000 lekë!
Nga shoku i gjobës së pështymës, harroi i ziu shitës të lëshonte kuponin tatimor – bam 200.000 lekë gjobë!
I bërë vrer nga gjoba e tatimorit, Zenuni i shkretë drodhi ni cingare – bam gjoba e dyfishtë! 300.000 plus 50.000 lekë.
Aty të mjerit Zenun nuk i mbajti më prostata dhe e lëshoi rrëke teposhtë benebrekëve…- bam! Gjobë 20.000 lekë dhe fletë-rrufe! Vazhdon…
Nuk keni parë gjë akoma!

Të ngjashme

Ska komente

Komento