Depresioni, litari, birra dhe tersi…

Publikuar më 03/11/2013

Burri i mërzitur ia plasë vajit, ndërsa shoku e pyet:

– Çfarë ndodhi, pse po qan, për një birrë ? Te blej një tjetër
– “Eh more mik, nuk është problemi te birra. Sot kam pasur një ditë shumë të keqe, asgjë s’po më ecën mbarë.

– Pse çfarë ka ndodhur?

– Dje shkova në shtëpi, kur pashë gruan në shtrat me një tjetër. Në drekë më lajmëruan se më kanë larguar nga puna. Gruaja iku me atë burrin tjetër, i kishte marrë të gjitha paratë në bankë dhe mbeta pa asnjë cent.

Provova te vras veten. Mora litarin për tu varur, mu këput. Mora revolen për ta vrarë veten, nuk shkrepi. U shtriva në hekurudhë, treni nuk erdhi, ishte bllokuar diku në borë. Me paratë e fundit që kisha në xhep e bleva një helm dhe e derdha në birrë, dhe ja erdhe ti dhe me pive birrën…

Të ngjashme

Ska komente

Komento