Çifti i shurdhuar

Publikuar më 24/09/2014

“Doktor, kam përshtypjen se ime shoqe është shurdhuar, sepse nuk më dëgjon kurrë herën e parë dhe duhet t’ia përsëris disa herë një gjë”.

Doktori e këshillon: “Mirë, kthehuni në shtëpi dhe duke i qëndruar 8 metra larg gruas tuaj, thojini diçka. Nëse nuk merrni përgjigje, afrohuni në 6 metra, pastaj 4, pastaj 2…Kështu mund të kuptojmë sesa i rëndë është defekti i dëgjimit të gruas”.

Burri e falënderon dhe kthehet në shtëpi, duke pyetur menjëherë të shoqen: “E dashur, çfarë kemi për drekë?

Ai nuk dëgjon asnjë përgjigje. Afrohet 6 metra dhe ia përsërit pyetjen. Sërish s’dëgjon përgjigje. Afrohet 4 metra dhe ia bën pyetjen. Prap, asnjë përgjigje. Atëherë i shkon afër veshit dhe i thotë: “E dashur, çfarë kemi për drekë?”.

Gruaja: “Hera e katërt që ta them…Supë me perime!”.

Të ngjashme

Ska komente

Komento