Çfarë ishte në të vërtetë Jezu Krishti

Publikuar më 16/12/2012

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi ku jetojnë shumë kombe, me fe të ndryshme dhe kultura të ndryshme. Atje është ngritur debati, se cilit komb i takonte Jezu Krishti. Ja se si e përvetëson secili komb atë.

Jezu Krishti ishte nga Kalifornia, sepse:
– Kishte flokë të gjata të pakrehura
– Shëtiste botën këmbëzbathur me sandale të lehta
– Themeloi një religjion të ri

Jezu Krishti ishte irlandez, sepse:
– Ka konsumuar alkool (verë)
– Asnjëherë nuk ka pasur punë të qëndrueshme
– Dëshira e fundit në jetë ka qenë që t’i japin të pijë

Jezu Krishti ishte portorikas, sepse:
– Shokët e thërrisnin Jesus
– Kishte probleme me ligjin
– Nëna e tij nuk e dinte se kë e ka baba

Jezu Krishti ishte çifut, sepse:
– Ka jetuar me nënën deri në moshën 33-vjeçare
– Ka besuar se nënën e ka të virgjër
– Ndërsa nëna e tij besonte se djalin e ka zot

Jezu Krishti ka qenë i zi, sepse:
– Kalonte kohën në rrugë mes njerëzve
– Askush nuk i jepte punë
– Secilin e thërriste “vëlla”

Këtij debati i janë bashkuar edhe shqiptarët për të thënë se Jezu Krishti ishte shqiptar, sepse:
– Ka jetuar i varfër dhe në vështirësi të mëdha
– U ka besuar të gjithëve
– Në ditët e fundit të jetës e kanë mashtruar, tradhtuar dhe braktisur

Të ngjashme

Ska komente

Komento