Çfarë ia vlen të jetosh

Publikuar më 24/03/2013

Një mashkull me moshë mesatare shkon te mjeku dhe e pyet nëse ekziston mundësia të jetojë 150 vjet.
Mjeku i thotë se mundet dhe fillon me pyetjet:
– A pi duhan?
– Jo, asnjëherë në jetë nuk kam ndezur cigare.
– E, a pi alkool?A shkon nëpër bare nate?
– E urrej alkoolin dhe kafenetë!
– A të pëlqen bifteku, hamburgerët, ushqimi i yndyrshëm…?
– Jo, unë konsumoj vetëm perime dhe peshk.
– A shkon pas femrave, të pëlqen t’i ndërrosh?
– Nuk më interesojnë gjëra të tilla.
– E, a bëhesh nervoz duke shikuar futbollin?
– Nuk e ndjek aspak sportin.
– Po, për çfarë dëshiron të jetosh 150 vjet?!?

Të ngjashme

Ska komente

Komento