C’eshte politika

Publikuar më 15/01/2010

Djali: Babi, më duhet të bëj një hartim për shkollën. A mund të të pyes diçka?

I ati: Po si jo, biri im, çfarë don të pyesësh?

Djali: Ç´është politika?

I ati: Hmm, le të marrim shtëpinë tonë si shembull. Unë jam ai që merr rrogë kështu që le të quhem -Qeveria. Mamaja jote është ajo që merret me levrimin e parave, kështu ate e quajmë -Parlamenti. Ne kujdesemi për ty dhe interesat e tua, kështuqë ne të quajmë ty -Populli. Pastaj sherbetoren e quajmë si Klasa Punëtore dhe vellain tënd të sapolindur, si e Ardhmja.
A e kuptove?

Djali: Jo tamam, por…, dhe në atë moment zingëroi telefoni dhe babi e mori telefonin… sqarimet më të hollësishme sikur mbetën për herën tjetër.

Atë natë u zgjua djali pasi që vëllai i vogël qante, dhe shkoi për të shikuar se çfarë kishte që nuk shkonte. Ai vuri re që vëllai i kishte mbushur breket, kështu që shkoi tek dhoma e prindërve ku gjeti te ëmen në një gjumë të thellë. Atëherë djali shkoi tek dhoma e sherbëtores ku pa nëpermjet vrimës së çelësit t´jatin në krevat me sherbëtorën. Asnjëri nga përsonat në krevat nuk dëgjoi trokitjet e kujdesshme të djalit, kështu që djali u kthye tek dhoma e tij dhe u zhyt në shtrat.

Mëngjesin që pasoi:

Djali: Babi, më duket se e kam kuptuar tani se çfare është politika.

I ati: Sa mirë biri im, ma shpjego mua tani me fjalët e tua.

Djali: Mirë, ndërsa Qeveria i hypën Klasës Punëtore, Parlamenti fle në gjum të ëmbël.
Popullit nuk i vihet veshi fare ndërsa e Ardhmja është plot e përplot me m*t

Të ngjashme

1 Comment

  • Reply herolind 22/02/2012 at 8:10 pm

    Amuni ju me mi tregue deryrat se nukl po di uen ju lutem me tregoni qka e sht parlamenti

  • Komento