C’është kjo Nastradin?

Publikuar më 14/05/2016

Njëherë Nastradini i kërkoi gruas bukë. Ajo i solli një copë të madhe dhe ia vuri përpara.
– Grua, i tha Nastradini, më jep pak djathë. Djathi ësthë ushqim i mirë, ai të hap oresksin, të shton gjakun dhe të permirëson shikimin.
– O Zot ! u përgjegj gruaja, djathi mbaroi, nuk ka mbetur asnjë copë.
– Më mirë që ka mbaruar, tha Nastradini. Djathi të prish dhëmbët, të shkakton dhëmbje të forta, në stomak të shurdhon.
– C’është kjo ? e ndërpreu gruaja. Ti njëherë thua ashtu dhe njëherë kështu, kë të besojmë ?
– Në qoftë se do të kishte djathë, beso të parën, deri sa nuk ka, beso të dytën.

Të ngjashme

Ska komente

Komento