Burri

Publikuar më 20/04/2013

Aeroplanit përplot pasagjerë duke fluturuar i prishen motorët dhe ngadalë fillon të bie poshtë. Një grua çohet në këmbë dhe thotë:
– Nëse këto janë minutat e fundit të jetës sime dua t’i shijoj në maksimum. Kam pasur shumë të dashur, por asnjëri nuk më ka bërë të ndjehem grua e vërtetë. Këtë e dua! A ka dikush këtu të më tregojë se jam grua e vërtetë?
Pas një qetësie, çohet në këmbë një mashkull, i cili ec nëpër aeroplanin që dridhet në drejtim të femrës. Heq këmishën, ndërsa muskujt në trup e befasojnë gruan. I afrohet, ia kap dorën dhe i pëshpërit në mënyrë urdhërore:
– Hekurose këmishën!

Të ngjashme

Ska komente

Komento