Bjondina në kuiz diturie

Publikuar më 08/06/2013

Bjondina merr pjesë në një kuiz diturie në të cilin pjesëmarrëse janë rreth 2000 bjondine. Udhëheqësi pyet njërën prej tyre:
– Sa bëjnë 3 herë 4?
– Po mendohet bjondina dhe thotë:
– 7.
– Rezultati është gabim. Kurse të gjitha bjondinat tjera bërtasin që udhëheqësi t’ia japë edhe një shansë. Ok!
– Pyetja tjetër është: sa bëjnë 2 herë 4?
– Bjondina përgjigjet: 6.
– Gabim. Përsëri të tjerat: Edhe një shansë, edhe një shansë.
– Ok, vetëm se ky është shansi i fundit. Sa bëjnë 3 herë 3?
– 9, përgjigjet bjondina. Kur, papritmas, bërtasin të tjerat:
– Edhe një shansë, edhe një shansë!!

Të ngjashme

Ska komente

Komento