Bjondia dhe Kamionisti

Publikuar më 10/11/2013

Nje bjonde po i jepte makines mbas nje kamioni. Tek semafori i zbret makines dhe vete tek kamionisti:
– Miredita, me falni por kamioni juaj po humbet mallin.
Kamionisti ben gjoja sikur s’degjoi dhe niset. Tek semafori i dyte bjondja zbret dhe vete prape tek kamionisti:
– Miredita, me falni por kamioni juaj po humbet mallin.
Kamionisti nuk i jep rendesi dhe niset. Kjo skene perseritet dhe per tre semafore te tjere. Tek i katerti kamionisti u be vrere nga inati dhe i thote:
– Miredita zonjushe, mua me quajne Zef, jemi ne dimer dhe ky kamion eshte nje shperndares kripe per rruget qe kane ngrire…

Të ngjashme

Ska komente

Komento