Biondja dhe bretkosa

Publikuar më 30/05/2011

Një bionde e bukur futet në dyqanin e kafshëve shtëpiake dhe pasi shikon pak, ndalet para një kutie me bretkosa. Në kuti shkruante: “Seks me bretkosa! Suksesi i garantuar! Një bretkosë 300 euro. Nëse nuk mbeteni të kënaqur ua kthejmë paratë! Lexoni udhëzimet më poshtë”.

Biondja shikon rreth vetes se mos po e shikojnë dhe i thotë shitësit: Po e marrë një prej këtyre.
Shitësi merr njërën prej bretkosave së bashku me letrën e udhëzimeve dhe i thotë: “Lexoje udhëzimin me kujdes”
Vajza merr kutinë dhe niset me vrap drejt shtëpisë. Menjëherë sapo mbërrin, lexon udhëzimin.
1. Bëjeni një dush
2. Parfumohuni me parfumin më të mirë.
3. Vishni rrobat më seksi
4. Shtrijuni në shtrat dhe vendosni bretkosën në vendin e duhur.

Biondja ndjek të gjitha udhëzimet, shtrihet në shtrat, vendosë bretkosën në vendin e duhur, por për çudi, asgjë nuk ndodhë! E zemëruar se prapë e kanë mashtruar, ajo merr fletën dhe fillon sërish ta lexojë udhëzimin, kur në fund të letrës lexon vërejtjen: “Nëse keni ndonjë problem, thirreni këtë numër”.

Vajza bën ashtu siç shkruan në udhëzim dhe lajmërohet një zë burri i cili i përgjigjet: “Po vij menjëherë!”. Pas vetëm pesë minutash në derë paraqitet një burrë. Biondja e zemëruar ia sqaron. “E shihni kam ndjekur të gjitha udhëzimet, por kjo bretkosë e mallkuar nuk po ulet aty ku duhet”.

Burri i shqetësuar merr bretkosën, e shikon drejtë e në sy dhe me zë serioz i thotë: “E tash dëgjomë mirë! Kjo është hera e fundit që të tregoj se si bëhet kjo punë, a kuptove?!”

 

Të ngjashme

Ska komente

Komento