Archive for the ‘Barcoleta’ Category
Duke ecur nëpër rrugë, biondja e ndal një kalimtar rasti:
- Më falni, a e dini çfarë do të thotë “I don’t know”?
- Nuk e di- përgjigjet ai.
- O Zot, askush s’e di…
- Babi më thuaj si kam lindur!.
- Biri im, e kam ditur se një ditë do të më pyesësh për këtë. Ja kështu. Babi dhe nëna kanë bërë një copy/paste në një chat në MSN. Pastaj babi i ka caktuar mamit takim përmes e-mailit në WC në një cybercaffe. Më pas mami ka bërë ca download-e me memory stick-un e babit. Kur babi ishte i gatshëm për upload, e vërejtëm se nuk kishim vendosur firewall. Meqë ishte vonë të përdornim undo dhe as delete nuk ndihmonte, pas nëntë muajsh na erdhi një virus…
Një pacient i shqetësuar e pyet mjekun:
- Doktor, çfarë kam?
- Nuk e di, nuk e di…
- E kur do ta dini?
- Nesër, pas obduksionit.
Gruaja dhe burri po kryejnë marrëdhënie, mirëpo assesi nuk po e arrijnë kulmin. Kalojnë tre orë dhe burri ulet në një skaj të krevat, e ndez një cigare dhe pyet gruan:
- He, e dashur, as ty nuk të kujtohet askush?
Burri të premten ma solli një pulë dhe më tha: “Përgatite mirë për të dielën”. Nuk e dija se çfarë veshin pulat të dielën, por e gjeta një fustan të bukur…
Nëna i shkruan djalit në telefon:
- Mos harro t’i nxjerrësh enët nga makina! (Nuk merr përgjigje).
- A i bëre detyrat e shtëpisë? (Sërish pa përgjigje).
- Babai dhe unë kemi vendosur që në muajin e ardhshëm të ta blejmë një veturë.
Djali kthen sms:
- Vërtet??? O Zot!!!
- Jo, nuk do ta blejmë! Vetëm desha të sigurohem se po i merr mesazhet e mia.
Pse e vë biondja orën mbi plagë? Sepse ka dëgjuar që “koha shëron plagët”.
Burri, duke plotësuar fjalëkryqin, pyet gruan:
“Grua a e din ku janë Alpet?”
Gruaja: “Nuk e di njeri. Ti e ki pastru’ shpinë herën e fundit”!
Mesuesja shkruan ne drrasen e zeze UNE JAM E BUKUR , dhe pyet nje nxenes cila kohe eshte kjo?
Nxenesi i thot,mesuese kjo eshte koha e shkuar!!!!
Klienti prek taksixhiun në shpatull për ti thënë që të ndalojë makinën.
Taksixhiu menjëher humb kontrollin, për pak sa nuk përplaset me një
kamion dhe del nga rruga, rrutullohet disa herë dhe frenon ca
centimetra para një muri. Pasi merr vetem taksixhiu i thot klinetit:
- Mos më prek mor shok në shpatull se desh na vrave të dyve.
- Pse – i thotë klinenti – hera e parë është që i jep makinës ?
- Jo mor jam shofer i vjetër, 36 vjet eksperienc.
- Po ç’pate atere ? – e pyet klienti.
- 35 vjet kam qën shofer makine funerali.
