Nje prift kishte mjekerr te gjate. Nje here njeri e pyeti:
“Urate, se s’te kam pyetur, ku e mban, zotrote, tere ate mjekerr naten kur fle, nen jorgan apo mbi jorgan?”
Prifti mblodhi supet, se s’e kishte vene re kete gje.
Po ate nate, si ra per te fjetur, ju kujtua kjo pyetje dhe zuri te shqetesohej. Kur e fuste mjekren nen jorgan sikur s’bente rehat, e nxirrte mbi jorgan, s’i dukej mire. Vazhdoi keshtu tere naten.
Ne mengjes i foli gruas i nevrikosur:
“Gersheren, se vdiqa pa gjume tere naten”.

Komentoni