Aha, atëherë ndryshon puna…

Publikuar më 16/02/2015

Babai i thërret të birit dhe i thotë:
Dëgjo more bir! Të kam gjetur një nuse dhe dua të martohesh me të!
I biri i përgjigjet:
Jo baba, do të martohet me vajzën që dua unë, jo atë që më ke gjetur ti.
I ati i thotë:
Dakord, por dua ta dish se për cilën vajzë po flas, bëhet fjalë për vajzën e Bill Gates!
Djali i tha:
Aha, nëse është kështu, jam dakord, do të martohem me të.
Babai, takohet me Bill Gates dhe i thotë:
Zotëri, i kam gjetur vajzës tuaj një dhëndër shumë të mirë.
Bill Gates:
Më fal more zotëri, por ime bijë është e vogël.
Babai:
Mirë, por ta dish se bëhet fjalë për zv drejtorin e bankës botërore!
Bill Gates:
Aha, në këtë rast, pranoj.
Babai i thotë drejtorit të bankës botërore:
Kam një djalë shumë të zoti, i cili e meriton postin e zëvendësit tuaj!
Drejtori i përgjigjet:
Nuk kemi vende boshe, aq më tepër në atë post që thoni ju.
Babai i thotë:
Por duhet ta dini se bëhet fjalë për dhëndrrin e vetë Bill Gates.
Drejtori i përgjigjet:
Aha, atëherë ndryshon puna… dhe djali i tij emërohet menjëherë zv drejtor i bankës botërore.

Të ngjashme

Ska komente

Komento