A je më i zgjuar se një 10-vjeçar?

Publikuar më 19/02/2016

Një gjëegjëzë që fëmijët nën moshën 10 vjeç e zgjidhin menjëherë, nuk është njësoj për të rriturit.

Gjëegjëza është krijuar nga National Geographic, dhe është krijuar për të testuar aftësitë logjike të fëmijëve.

Në pamje tregohet një autobus i verdhë, që ka dritare identike, duke e bërë të vështirë të përcaktosh se nga cila anë është fillimi dhe nga cila anë është fundi i autobusit.

Për të zgjidhur gjëzën, do të duhej të përcaktohej se nga do të ishte dera që zbresin pasagjerët, dhe kështu gjen edhe drejtimin se nga ecën autobusi.

Por teksa 80% e fëmijëve nën 10 vjeç i janë përgjigjur korrekt pyetjes menjëherë, të rriturit janë menduar më parë. Përgjigja korrekte është kjo: Për ata që jetojnë në Britani, autobusi është duke udhëtuar në të djathtë, pasi në këtë vend makina ecën në krahun e majtë të rrugës.

Ndërsa për ata që jetojnë në vende që ecet në krahun e djathtë, autobusi është duke udhëtuar në të majtë. Sipas University College të Londrës, arsyeja pse të rriturit kishin vështirësi në krahasim me më të vegjëlit është se fëmijët nën 12 vjeç perceptojnë ndryshe informacionin vizual.

Të ngjashme

Ska komente

Komento