95 vjeçari…

Publikuar më 26/11/2015

Shkon një i moshuar, 95 vjeçar, për të bërë një kontroll shëndetësor rutinë. Mjeku e pyet:
-Si ndihesh xhaxha në këtë moshë që je?
-Perfekt doktor, sapo jam martuar me një 18 vjeçare e cila është shtatzënë dhe së shpejti do më dhurojë një djalë!
Doktori mendohet një moment dhe i thotë:
-A me lejon të të tregoj një histori?
-Patjetër, i thotë i moshuari.
-Ateherë na ishte një herë një gjahtar që duke dalë për gjah nga nxitimi i tepërt në vend që të merrte çiften mori çadrën. Para syve i doli një ari i madh i murrmë. Nxori çadrën dhe sapo e hapi ariu ra në tokë, i ngordhur në vend.
-Joooo, nuk ka mundësi, tha i moshuari, -me siguri i ka gjuajtur ndonjë tjetër!
-Pikërisht aty desha të dilja, i tha doktori!

Të ngjashme

Ska komente

Komento