2 bionde në punë komunale

Publikuar më 29/09/2014

Ne një rruge te qytetit, njëra hapte gropën dhe tjetra e mbyllte menjëherë pas saj. Pasi vazhduan ne njërën rruge, kaluan me pas ne një tjetër aty pranë. Ndërkohë qe vajzat ishin duke punuar plot energji, një kalimtar po i ndiqte ato me sy. Pa mundur te përmbahej përpara asaj qe po shihte, ai i afrohet vajzave për t’i pyetur:
–    Jam i mrekulluar nga puna juaj e përkushtuar. Por një gjë nuk po e kuptoj. Pse ndërsa njëra e hap gropën, shoqja tjetër pas saj e mbyll atë përsëri?
–    Epo ja i thotë njëra prej tyre, ajo me e shkathta: Ne në fakt duhet te ishim tre shoqe sot dhe duhet qe te mbjellim këto fidanët. Kështu, unë duhet te hape gropën, shoqja qe mungon duhet te mbjelle fidanin, dhe shoqja e trete qe eshte ketu duhet ta mbylle atë…

Të ngjashme

Ska komente

Komento